Në Universitetin e Tiranës 915 kuota të lira, u regjistruan 85 % e studentëve

Në universitetin e Tiranës kanë mbetur dhe 915 kuota bosh për në raundin e dytë, garë e cila do të hapet në 15 shtator. Rektori i universitetit të Tiranës Mynyr Koni tha se 4716 studentë janë regjistruar në këtë raund të parë të hyrjes në institucionet e arsimit të lartë.

Koni: Në raundin e parë janë regjistruar 4 716 studentë nda 5631. Kanë mbetur edhe 915 studentë që janë në dispozicion për raundin e dytë.

Ata që kanë një mesatare të lartë kanë mundësinë  më të madhe për të qënë fitues.

Swiss Digital Desktop Reklama

Koni: Nga vlerësimet paraprake përkatëse rezulton se në nivel universiteti, mesatarja e studentit të fundit të regjistruar në universitet është 8 e lartë. Kjo është një cilësi shumë e lartë për universitetin e Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Raundi i dytë do të jetë një gara nga e para; kandidatët për studentë mund të zgjedhin 10 preferenca të cilat i zgjodhën në raundin e parë; ose mund ti ndryshojë ato.

Koni: Absolutisht është garë nga e para, veçse kampioni është më i kufizuar.

Të gjitha kuotat e lira do të plotësohen, çka do të thotë se mundësitë për të hyrë në universitetit për kandidatët për studentë me mesatare mbi 6 vijojnë të jenë të mëdha.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?