Në valixhe diplomatike 23 mln euro për në Shqipëri, mediat franceze: I përfshirë një zyrtar i lartë
Një shumë marramendëse parash janë bllokuar në aeroportin kryesor të Parisit, Charles de Gaulle, ku një shtetas nga Mali në transit për në Malajzi u arrestua me 2 valixhe që përmbajnë 23 milionë euro, pothuajse 15 miliardë franga CFA.
Mediat vendase raportojnë se bëhet fjalë për valixhe diplomatike të lidhura kështu me shtetin e Malit, ndërsa aludojnë se kjo shumë do të dërgohej në Shqipëri, i njohur sipas tyre edhe si vend ku pastrohen paratë e pista.
“Burime nga policia flasin që dërgesa ishte për Shqipëri, një vend i njohur si një parajsë tatimore. Cili personalitet ishte mbajtësi i bagazheve? Autoritetet maleze nuk mund ta thonë atë. Megjithatë, ndërsa valixhet janë diplomatike kjo tregon se kemi të bëjmë me një zyrtar të lartë”, shkruajnë mediet franceze. /theworldnews.net
KOHA JONË SONDAZH

