Në zemër të Romës luten për Shqipërinë

Një lutje për Shqipërinë përmes muzikës së Bach, Chopen, Willimas, Listz, e të talentit të artistëve shqiptarë e italianë mbërrin nga Romë për  t’ju gjendur pranë banorëve të zonave të rrënuara nga tërmeti i 26 nëntorit.

Një lutje përmes artit për rinisjen sa më shpejt të jetës aty ku fatkeqësia natyrore shkaktoi 51 viktima.

Në zemër të kryeqytetit italian, mes bukurisë së monumenteve historike të Romës antike, në skenën e Teatrit Quirino ku dikur performonin Vittorio Gasman, Anna Magnani, Edoardo De Filippo, George Strehler e shumë të tjerë u mbajt spektakli i titullar  “Thesarët e zemrës” ideuar nga violistja e njohur shqiptare me famë botërore Anila Kraja e cila artin e saj e ka kthyer dhe në një mision social duke u zgjedhur dhe si Ambasadore në mbështetje të fushatave të FAO .

“Thesaret e zemrës” përcjellin mesazhin e një kërkimi personal e shpirtëror të kornizave të çdo qenie njerëzore me besimin e mrekullisë që zemra e çdokujt mund të kryej. Përmes artit zemra të orienton të zbulosh, të duash e të mësosh të bashkëjetosh me diversitetin e historisë së jetës së çdo personi.

Një violinë në interpretimin e mrekullueshëm të Anila Kraja, një piano e mjeshtrit Fausto Di Cesare,  një aktor me performimin unik të Livio Beshir e shtatë balerinë të kompanisë Astra Roma Ballet  realizuan një spektakël magjik nën skenarin e artisti shuëmdimesional shqiptar Alen Xhafa e regjisores italiane Angela Cerruti.

Spektakli u mbështet nga Ambasada e Shqipërisë në Romë zonja Anila Bitri e cila në fjalën përshëndetëse u shpreh e prekur nga zemërgjerësia e popullit italian. “Një lutje për rindërtimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti që goditi Shqipëri, tha ajo e ky spektakël është dëshmia e afërsisë, solidaritetit e vëllazërisë që kemi marrë nga kjo tokë, nga Italia.” (file qe mbaron me numrin 0022) .

Për ideuesen e “Thesaret e zemrës”, violinisten Anila Kraja, ky spektakël është një fluks vibrimesh me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të artistëve me emër, e një mundësi më shumë për t’i dhënë hapësirë artistëve të rinj.

Pjesëmarrje e jashtëzakonshëm në këtë spektakël e cila realizoi dhe koreografinë e tij ishte Diana Ferrara, partnerja në art e balerinit Rudolf Nurejev.

“Thesaret e zemrës”, solidariteti, dashuria, zemërgjerësia, mirënjohja, respekti zgjodhën artin për të kapërcyer kufijtë më lutje besimi e shprese për shqiptarët në nevojë.

SHKARKO APP