Negociata me PS për një emër konsensual? Bardhi: Rama s’mund përdorë votat nga “non-gratat” për Presidentin
Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi thotë se mazhoranca nuk ka legjitimitetin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit të ri.
I pyetur nëse mund të konsiderohet e rrëzuar platforma e propozuar nga Alibeaj, ai u shpreh që jo, kjo me arsyetimin se mbetet qëndrim i Grupit Parlamentar.
“Ne kemi prezantuar një dokument serioz dhe transparent për zgjedhjen e president të Republikës. Kjo mazhorancë nuk ka legjitimitetin e nevojshëm për zgjedhjen e presidentit. Besoj se nuk do të përdorë votat nga non-gratat e tij për presidentin. Kujtoj që dy mandate janë rrjedhojë e personave të shpallur Kjo mazhorancë zbret në një numër të pamjaftueshëm për të zgjedhur Presidentin e Republikës. President ii Republikës është i vetmi institucion si unifikues i popullit”.