Negociata mes PS-Rithemelimit, por Komisionet Hetimore mban palët të ndarë

Në Kryesinë e Kuvendit, sot ishte planifikuar që të mbahej Konferenca e Kryetarëve. Gazment Bardhi dhe Jorida Tabakun, pas disa orësh bisedime e konsultime dhe me juristë, janë larguar vetëm pak minuta më parë në këmbë nga Kryesia.

“Tymi i bardhë” për vulën e këtyre negociatave nuk do dalë as ditën e sotme, pavarësisht këmbënguljes së socialistëve për të gjetur një zgjidhje, pasi ditën e nesërme do të jenë angazhuar në aktivitete që përkojnë me festën e Ditës së Verës, në Tiranë dhe në rrethe.

Bardhi ka kërkuar që në objektin e punës në këtë komisionit të posaçëm kërkon që të shkruhet në objekt reforma zgjedhore, ndërsa socialistët duan që të jetë vetëm një nënkomision i reformave, që mund të jetë çdo nismë sa i përket 84 votave.

SHKARKO APP