Negociatat, Berisha: Janë 13 kushte, vetëm njëri është plotësuar

Më 15 tetor do të jepet vendimi i Këshillit Europian për çeljen ose jo të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Europian. Lidhur me këtë çështje të rëndësishme, ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar edhe kushtet e vendosura nga Bungestagu gjerman.

Në një intervistë në ”RTV Ora”, Berisha tha se kushtet janë të qarta dhe pa u përmbushur ato nuk mund të hapen negociatat. Ai nënvizoi se në të vërtetë janë 13 kushte nga të cilat vetëm 1 sipas tij është pjesërisht i plotësuar.

“Kushtet janë 7 por mund të zbërthehen në 13, nga këto vetme 1 mund të jetë përmbushur pjesërisht”,tha Berisha dhe shtoi se i vetmi kusht i plotësuar është “përparimi në procesin e Vetting-ut dhe prokurorëve por dhe ky pjesërisht”.

SHKARKO APP