Negociatat e anëtarësimit, KE: Sundimi i ligjit është në zemër të procesit
Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, diskutuan shumë pak për zgjerimin në Samitin e Punëve të Përgjithshme. Zyrtarët konfirmuan mbështetjen për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa theksuan se sundimi i ligjit është në thelb të procesit të zgjerimit.
“Komisioni po punon shumë fort për të siguruar që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare sa më parë që të jetë e mundur. Kemi kuptuar në raundet e kaluar që anëtarësimi është një proces shumë kërkues.
Ne ndryshuam procesin integrues duke i dhënë rëndësi sundimit të ligjit dhe të gjitha çështjeve të tjera të ndejshme. Siç e dini ne nuk i mbyllim kurrë kapitujt e negociatave para se një shtet të përmbushë të gjitha kërkesat që kërkohen nga vendet anëtare.
Mendoj se qartësisht këto do të jenë parametrat e negociatave të ardhshme për zgjerimin”, tha Maroš Sefčovič, zv/president i Komisionit Europian.