Negociatat, Gjermania ka 9 kushte. Vendimi jepet më 27 shtator
Korrespondentja e “DW” në Berlin, Anila Shuka, raporton se mes deputetëve të grupit më të madh politik, CDU/CSU, në Gjermani, po diskutohet një paketë me 9 kushte për t’i thënë “PO”, Shqipërisë për hapjen e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Vendimi gjerman do të merret më 27 shtator, ndërsa më herët nisën diskutimet brenda koalicionit që mbështet qeverinë e kancelares Merkel. Kushtet lidhen me drejtësinë dhe ndërtimin e institucioneve që do luftojnë korrupsionin dhe krimin e organizuar.
9 kushtet
1-Ndërtimi dhe nisja nga puna e SPAK
2-Ndërtimi dhe nisja nga puna e Gjykatës Kushtetuese
3-Plotësimi i vendeve vakant në Gjykatën e Lartë.
4-Nisja e proceseve penale ndaj gjykatësve dhe prokurorëve të rrëzuar nga Vettingu
5-Reforma zgjedhore dhe zbatimi i saj
6-Dënimi i personave të përfshirë në vjedhjen e votave
7-Bilance të suksesshme në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit
8-Reforma në administratë
9-Të sqarohet legjitimiteti i zgjedhjeve lokale

