Negociatat, ish-ministri i PS: Nuk ia vlen të bësh lobime, bota nuk gënjehet me “lëvozhgën”

Ish-ministri i integrimit, Marko Bello i ftuar në emisionin “Arena”, në RTV Ora tha se në situatën në të cilën është Shqipëria është e kotë që të bëhen lobime.

Sipas tij kryeministri Edi Rama eshtë i dhënë pas formës dhe jo thelbit të reformave, por kjo gjë nuk i intereson BE-së.

Marko Bello: Nuk ja vlen të bësh lobime. Kryeministri ikën pas formës gjithmonë, e ka në background-in e tij, piktor. Forma është shumë e bukur, por do thelbin. Bota nuk gënjehet me lëvozhgën do thelbin brenda. Që do të thotë ne bëjmë reformat tona. Thoshte dikur kryeministri i integrimit të Kroacisë, në vitin 2002, ishim në një start të përbashkët, u nisëm bashkë në Samitin e Zagrebit dhe thoshin ne do ti bëjmë reformat jo se i kërkon BE, por sepse jemi të ndërgjegjshëm për vendin tonë. Edhe ne kështu duhet të kishim menduar. Na pranojnë apo nuk na pranojnë në Evropë, ne po i realizuam këto refoma do të na luten ata nesër. Ky është gabimi ynë jo i tyre, ata janë në një situatë të vështirë dhe na mbyllin derën.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?