Negociatat, Komisioneri Hahn vjen në Tiranë: Ecuria do vlerësohet vitin tjetër

Pasi Këshilli i BE-së vendosi që çelja e negociatave të anëtarësimi të shtyhet për qershorin e 2019, Komisioneri për Zgjerimin në Bashkimin Europian, Johannes Hahn, do të nis një tur ballkanik.

Nga Samiti i BE-së për Ballkanin Perëndimor në Londër, Hahn tha se do të vizitojë Tiranën javën e ardhshme.

Vizita e tij vjen në kuadër të një turi ballkanik që nis me Shkupin dhe qëllimi saj është sqarimi i hapave të mëtejshëm të integrimit pas rekomandimit të dhënë për të dy vendet nga Komisioni Europian.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Ne nuk kemi vendosur hapjen e negociatave nesër. Vitin tjetër do të vlerësohet ecuria e këtyre vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë”,-tha Hahn.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?