Negociatat, kryetari i KLP, Ibrahimi në Hagë për të bindur qeverinë holandeze të thotë “Po”
Kryetari i KLP, Gent Ibrahimi po zhvillon këto ditë një vizitë pune në Holandë në kuadër të informimit të qeverisë holandeze mbi progresin në zbatimin e reformës në drejtësinë dhe ngritjes së institucioneve të reja ligjizbatuese në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo vizitë vjen disa ditë para se Këshilli i Europës të marrë vendimin përsa i përket hapjes së negociatave me Shqipërinë. Holanda është një ndër vendet skeptike brenda Bashkimit Europian e pozicionuar qartë kundër procesit të zgjerimit me vendet të Ballkanit Perendimor.
Në takimin zhvilluar në Qendrën për Bashkëpunim Ligjor Ndërkombëtar (Center for International Legal Cooperation) me selinë në Hagë me drejtuesin e saj, z. Willem van Nieuwkerk është nënvizuar nevoja për një veprim të menjëherëshëm, koherent dhe efikas në implementimin e reformës në drejtësisë me ngritjen e prokurorisë speciale (SPAK) dhe Birosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Gjithashtu z. Nieuwkerk ka theksuar faktin se Holanda pret rezultate reale në luftën kundër korrupsionit, krimit organizuar, konfiskimi i aseteve me burim të paligjishëm dhe vendosja para drejtësisë të personave të inkriminuara.
Kryetari i KLP-së paraqiti punën e deritanishmë të Këshillit, risitë dhe vështirësitë që përballojë sistemi i drejtësisë në Shqipëri gjatë zbatimit të reformës. Si një nga hartuesit të saj, z. Ibrahimi ka ofruar shpjegime për mënyren e re të zgjedhjes se Prokurorit të Përgjithshëm dhe prokurorëve të SPAK nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vlerësuar kriteret të meritës, integritetit dhe profesionalizmit të kandidatëve për këtë pozicion. Kreu i KLP-së tha se Shqipëria ka bërë hapa para në zbatimin e reformës në drejtësisë duke ndërtuar një sistem të ri, të pavarur dhe pa ndikuar politikisht, në të cilin publiku të ketë besim dhe i cili të vijë në përmbushjen e prishtmërisë së tij sepse populli shqiptar tregon se pret me padurim funksionimin dhe rezultatet nga institucione të reja të drejtësisë.
Ibrahimi është shprehur se hapja e negociatave do të ishte një garant se reforma po ecën në drejtimin e duhur dhe Shqipëria ka nevoje për ekspertizën dhe mbikëqyrjen e faktorit ndërkombëtar gjatë këtij procesit shpeshherë të komplikuar për shkak të aktorëve të shumtë të përfshirë dhe afateve kohore të paracaktuara.
Kryetari Gent Ibrahimi kërkoi vazhdimin e asistencës dhe ekspertizes juridike holandeze për zbatimin e reformës në drejtësinë dhe ngritjen e institucioneve te reja, SPAK dhe BKH.
Gjatë qendrimit në Hagë, Ibrahimi ka parashikuar takime me ekspertë ligjor të EUROJUST dhe një bisedë të hapur me rreth 70 gazetare, pedagogë dhe aktivistë të të drejtave të njeriut mbi sfidat të ndryshimit gjatë zbatimit të reformës në drejtësisë në Shtëpinë e Europës (House of Europe).
Gjithashtu, Gent Ibrahimi pritet të takohet me Prokurorin e Përgjithshëm të Mbretërisë së Holandës, z.Gerrit van der Brug dhe Presidentin e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit të Mbretërisë së Holandës, z. Henk Navis.