Negociatat me BE, Bushati video-mesazh në Instagram

Pas tre ditësh, Shqipëria do të mësojë nëse do të ketë çelje të negociatave të anëtarësimit në BE, dhe nëse po a do të jenë me kushte.

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ndodhet në Luksemburg, në takimin e Miqëve të Shqipërisë në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, të thirrur nga Kotzias, ku po diskutohet për negociatat e Shqipërisë.

Bushati ka falenderuar homologun Kotzias për iniciativën dhe gjithë dedikimin ndaj kësaj situate të Shqipërisë. Por edhe një falenderim për Federica Mogherinin, shefen e lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, e cila sot foli gjithashtu qartë në qëndrimin e saj pro hapjes së negociatave.

Swiss Digital Desktop Reklama

Video-mesazhi i ministrit Bushati në rrjetin social Instagram. ”Ne jemi shpresëplotë që ministrat dhe liderët e BE-së gjatë kësaj jave do të marrin një vendim të drejtë që do t’i krijojë mundësi Shqipërisë për të hyrë në fazën e pakthyeshme të anëtarësimit në BE”, shkruan Bushati në Instagram.

Swiss Digital Mobile Reklama

https://www.instagram.com/p/BkcZYRsAiXr/?taken-by=ditmir.bushati

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?