Negociatat me BE-në/Rama: Nëse s’na e japin, nuk do të gdhihem i mërzitur

Teksa e gjithë bota është prekur nga Covid-19, Shqipëria kërkon edhe çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Kryeministri Edi Rama në një intervistë për “Report Tv”, thotë se nuk është i fokusuar tek vendimi i BE-së për integrimin e Shqipërisë por tek situata e koronavirusit.

Nga ana tjetër, kreu i qeverisëthekson se nëse as kësaj here negociatat nuk do të çelen, ai nuk do ta përjetojë keq pasi sipas tij Shqipëria i ka plotësuar të gjithë kushtet dhe se gjithçka është në dorë të politikave të brendshme.

“Nuk jam i fokusuar a do jetë kështu apo ashtu. Kemi qënë gati tek kohësh, jemi përgatitur kohë më parë por nuk na është dhënë ajo që meritojmë jo për fajin tonë por për shkak të politikave të brendshme. Nëse do të na jepet do të jetë fundi pozitiv i një historie me episode negative. Nëse nuk na e japin, nuk do të gdhihem të nesërmen aspak i mërzitur”.

SHKARKO APP