Negociatat me BE-në. Zaevi optimist, Rama pesimist

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut mbetet optimist, krahas sinjaleve diplomatike që shfaqin dyshime për datën e negociatave me BE-në. Ai thotë se vendi, përpos anëtarësimit në NATO, do të marrë edhe datën e negociatave me BE-në.

“Opozitës i dhemb shpirti për shkak se do të marrin datë të negociatave dhe do të bëhemi anëtare e NATO-s. Kurse me të gjithë skenarët po mundohen ta pengojnë vendin tonë. Pse? Për shkak se në kohën e Zaevit dhe koalicionit do t’i plotësojmë qëllimet tona strategjike”,- tha Zoran Zaev.

Ndërkohë Kryeministri Edi Rama nuk është optimist për atë që do të ndodhë javën e ardhshme në Këshillin Evropian, ku do të diskutohet për negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. “A jam optimist? Jo”, është shprehur Rama për median irlandeze, ‘The Irish Times’. “Nuk ka shumë për të qenë optimist për çfarë po ndodh sot në Evropë. Jam optimist për të ardhmen e vendit (Shqipërisë), por jo për çfarë do të ndodhë javën e ardhshme”, ka deklaruar Rama.

SHKARKO APP