Negociatat me Rusinë/ Presidenti Zelensky: Do takohemi në kufirin Bjellorus, pa parakushte
Edhe pse jo një vend neutral, mes Rusisë dhe Ukrainës do të mbahet një takim pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat. Lajmin e ka konfirmuar vetë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky pas bisedës që pati me homolugun nga Bjellorusia, Alexander Lukashenko.
Sipas presidentit ukrainas, Lukashenko ka marrë përgjegjësitë që ekipi ukrainas nuk do të preket nga asnjë përgjatë takimit dhe jeta e tyre do të mbrohet.
Postimi i plotë
Rezultati i bisedës me Alexander Lukashenko.
Ne ramë dakord që delegacioni ukrainas të takohet me delegacionin rus pa parakushte në kufirin ukrainas-bjellorusi, pranë lumit Pripyat.
Alexander Lukashenko ka marrë përgjegjësinë për të siguruar që të gjithë avionët, helikopterët dhe raketat e stacionuara në territorin Bjellorusi të qëndrojnë në terren gjatë udhëtimit, bisedimeve dhe kthimit të delegacionit ukrainas.