Negociatat në 2019? Shehi: Ja çfarë do ndodhë
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur” në News 24 me gazetaren Eni Vasili, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi ka folur për shtyrjen e negociatave.
Ai tha se Shqipëria nuk është se ka fituar ndonjë gjë të madhe.
Ai u shpreh se vitin që vjen nuk do jenë këta europianë në PE dhe se kështu mund të mos hapen sërish negociatat.
“Që ne do hyjmë në Europë e dimë, që na paska dhënë një datë nuk është sukses. As për atë datë s’jam i sigurt se vitin tjetër nuk do jenë këta europianë edhe mund të thonë që këtë punë do ta shohim. E kanë shtyrë tre vjet dhe një vit e gjysmë dhe çështë më e bukura na e quajnë sukses”, tha Shehi.
KOHA JONË SONDAZH

