Negociatat/PD akuza ministrave, Spiropali nxjerr jashtë socialistët (VIDEO)

Në Komisionin e Punës, PD-ja nëpërmjet deputetit Bardh Spahia, ka vijuar akuzat për qeverinë ”Rama 2”. Komisioni drejtohej nga deputetja e PS, Elisa Spiropali, e cila ka tentuar ta pengojë Spahian. Deputeti mori fjalën duke ngritur çështjen e integrimit të Shqipërisë, që po mbahet peng nga kjo qeveri dhe mazhorancë.

“Nuk ka integrim të Shqipërisë pa plotësuar kushtet, pa zgjedhje të lira dhe të ndershme, pa një reformë të vërtetë në drejtësi, që të mos mbrojë Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, të mos luftojë më të tëra forcat krimin. Nuk mund të ketë integrim, kur dy ministra rendi njeri pas tjetrit janë të lidhur ngushtë dhe njihen si drejtues të trafikut të drogës”,ka thënë Spahia.

Spiropali, në kushtet kur Spahia nuk e ka ndalur fjalën, ka njoftuar 5 minuta pushim dhe ka dalë nga salla me deputetët e mazhorancës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?