Negociatat PD-PS, Andi Tela: Kanë ndërhyrë edhe ndërkombëtarët, duan një Parlament funksional

Gazetari Andi Tela deklaroi në emisionin ”Të Paekspozuarit” se nisja e negociatave mes partisë së drejtuar nga Berisha dhe Partisë Socialiste u bë pas emërimit të Gazment Bardhit dhe Agron Gjekmarkajt si nënkryetarë të PD-së. Ai tha edhe se pas kësaj erdhi edhe ndërhyrja e ndërkombëtarëve, siç ishte edhe ajo e të ngarkuarit me punë në ambasadën e SHBA-së, që kërkonte parlament funksional.

“Ka disa ditë që flitet për negociata mes mazhorancës dhe opozitës. Aktorë të negociatës janë zoti Bardhi dhe zoti Çuçi dhe kryetarja e Parlamentit, Lindita Nikolla. PD e madhe është bashkuar dhe ka ndodhur ndryshime në statut, kooptimi i zotit Bardhi dhe zotit Gjekmarkaj si nënkryetarë.

Nëse i kthehemi nisjes së protestave në Parlament, duke e marrë në pesë muaj që po shkonte në rënie aksioni i opozitës, ditët e fundit ka patur ndërhyrje të ndërkombëtarëve. I ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA, kërkonte parlament funksional.

Pas kësaj u njoftua se ka nesër një konferencë kryetarësh. Duke qenë dy persona që ndërkombëtarët mund t’i pranojnë, Bardhi dhe Gjekmarkaj, kanë ndërmarrë negociata. Pra ka negociata. Se çfarë do të kërkohet, është tjetër diskutim”,-tha Tela.

SHKARKO APP