Negociatat shtyhen për në vitin 2019, vjen reagimi i parë i ministrit Bushati

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, ka reaguar pas vendimit të ministrave të Jashtëm të BE në samitin e Luksemburgut pasditen e sotme, të cilët vendosën shtyrjen e hapjes së negociatave pë Shqipërinë në qershor 2019.

Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, ministri Bushati u shpreh falenderime vendeve anëtare të Bashkimit Europian për mbështetjen.

“Një ditë e mirë për Shqipërinë dhe Maqedoni! Sigurisht edhe për të ardhmen e BE gjithashtu! Falënderime për të gjithë vendet anëtare të BE dhe Komisionit Europiane për mbështetjen”, shkruan ministri Bushati.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?