Negociatori kryesor i Iranit kërcënon bazat amerikane në rajon

Shefi i delegacionit negociator të Iranit ka kërcënuar bazat dhe asetet amerikane në rajon.

Bllokada detare e SHBA-së ndaj Iranit dhe miratimi i saj të dielën për Izraelin për të përshkallëzuar sulmet në Liban i bëjnë bazat amerikane dhe asetet izraelite në Lindjen e Mesme objektiva legjitime, tha negociatori kryesor i Iranit në një postim në X.

Deklaratat e kryetarit të parlamentit të Iranit, Mohammad-Bagher Ghalibaf, sipas The Guardian, vijnë pas sulmeve izraelite në periferitë jugore të kryeqytetit të Libanit, një bastion i aleatit të Iranit, Hezbollah, transmeton KosovaPress.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ata nuk janë as të përkushtuar ndaj një armëpushimi dhe as nuk besojnë në dialog, dhe përmes bllokadës detare dhe shkeljes së marrëveshjeve për Libanin kanë treguar se kuptojnë vetëm gjuhën e forcës”, shkroi Ghalibaf, duke iu referuar SHBA-së dhe Izraelit.

Ghalibaf më pas pretendoi se veprimet e fundit ushtarake i kanë kthyer asetet dhe bazat amerikane në rajon “në objektiva legjitime”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?