Nehat Kulla në Gjykatë, kërkon ulje të dënimit

afrohet edhe një hap më pranë lirisë.

Ndërkaq, gjykatësi Arben Micko është duke shqyrtuar një kërkesë të Nehat Kullës, i cili kërkon amnistimin e veprës penale të “prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, që nëse i pranohet, atëherë pozita e të dënuarit Kulla lehtësohet jo pak, pasi ai prej vitesh ndodhet prapa hekurave.

“Gjenerali” Nehat Kulla u cilësua fajtor dhe dënua gjashtë vite më parë nga gjykata e Kavajës, për akuzën e vrasjes së Halim Gjuzit, shoferi i ish-ministrit të Brendshëm, Halit Shamata. Ngjarja e rëndë ndodhi më 29 korrik të vitit 1998 në Golem të Kavajës, në kohën kur Gjuzi po udhëtonte drejt Durrësit me gruan dhe fëmijët. Dëshmitarët thanë atëkohë se shoferi i ish-zv./ministrit Shamata u qëllua për vdekje nga një person që udhëtonte me një makinë tip “Shevrolet”. Në vitin 2005, Kulla i cili përflitej për lidhje të forta me politikanë të majtë, u vu në pranga si i dyshuar për vrasjen e Gjuzit, mandej më vonë do të shpallej fajtor dhe dënohet me dy dekada burg.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?