Nën masa të rrepta sigurie, mbërrin në Gjykatën e Korçës Zani Çaushi
Mbërrin nën masa te rrepta sigurie në gjykatën e Korçës Zani Caushi.
Ai rikëthehet për të tretën herë lidhur me kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë.
Aktualisht Çaushi vuan dënimin me burgim të perjetshëm në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë, ndërkohë që kërkon të kalojë në siguri të zakonshme.
Në seancën e kaluar është paraqitur një raport i rrezikshmërisë së tij ndërkohë që palët kanë kërkuar kohë për tu njohur me raportin ndërsa seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura.
Drejtoria e burgjeve refuzoi kërkesën e Çaushit si palë në gjykim duke argumentuar se edhe përgjatë qëndrimit në qeli “i forti i Vlorës” nuk ka patur sjellje shembullore por është dënuar edhe disa herë të tjera gjatë vuajtjes së dënimit.
Kush është Zani (Myrtzea) Çaushi?
Myrteza Caushi, njeriu i konsideruar si ‘i forti’ i Çoles, u arrestua në shtator të 1997 dhe pas një beteje të ashpër që zhvilloi me gjykatën mundi të marrë pafajësinë dhe të lirohet në mars të 1999.
Pas një përplasje me armë ku la të vrarë dy persona dhe u plagos dhe vetë, Zani Caushi u arrestua në nëntor të 1999 dhe prej asaj kohe qëndron në qelitë e burgut, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm për krijim bandash të armatosura, vrasje, pengmarrje, plagosje etj.