Nën masa të rrepta sigurie, Saimir Tahiri mbërrin në burgun e Fierit

Në burgun e Fierit, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të kryejë dënimin 3 vite e 4 muaj. Ai mbërriti rreth orës 16:00, i shoqëruar nga një patrullë dhe 4 motorë policie, nën masa të rrepta sigurie.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më datë 4 shkurt dha vendimin për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, duke lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë, me ndryshimin që Tahiri do të vuajë në burg dënimin me 5 vite heqje lirie.

Ish-ministrit i lejohet të bëjë rekurs në Gjykatën e Lartë, 45 ditë nga dhënia e këtij vendimi. Sipas gjykatës, Tahiri me veprimet dhe mos veprimet e tij ka ndikuar në përhapjen e fenomenit të kultivimit të kanabisit. Ai akuzohej për veprën penale “Shpërdorim të Detyrës”. Dënimi shënoi fundin e një çështje që u zvarrit prej pesë vitesh në radhët e shumë gjykatave.

SHKARKO APP