Nën modelin e Serbisë, Shqipëria do të ketë një ligj për të rinjte
Një ligj për të rinjtë ku do jenë të parashikuara të gjithë të drejatta dhe lehtësirat që ata përfitojnë. Për hartimin e tij kanë nisur konsultimet ndërsa model është gjetur një ligj që ka miratuar parlamenti serb. Vetë të rinjtë kërkesë të parë për të kanë të drejtën e punësimit.
Për herë të parë Shqipëria ashtu si edhe vendet e rajonit do të ketë një ligj për të rinjtë. Ministria e Arsimit si dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri kanë nisur konsultimet me grupet e interesit për të adresuar nevojat e të rinjve dhe të ofrojë për ta më shumë shërbime.
Shpat Kolgega, Zv.ministër i Arsimit: Me këtë ligj nuk është se do shpëtojmë nga hallet apo problemet që ka Shqipëria apo rinia shqiptare. Kjo është një themel i mirë që do hidhet për të pasuar më parë me shumë projekte të tjerë në mbështetje të të rinjve.
Modeli këtë herë është gjetur Serbia, parlamneti I të cilit ka miratuar një të ngjashëm .
Ervjola Osmanaj, Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë në Shqipëri: Ky ligj ka si qëllim të përmirësojë të gjithë situatën sociale dhe të të drejtave të të rinjve në Shqipëri.
Dhe punësimi mbetet në krye të gjithë kërkesave që të rinjtë kanë.
Përgjatë muajit korrik Ministria e Arsimit dhe Rrjeti Kombëtar për të Rinjtë do të zhvillojnë konsultime në të gjithë vendin dhe brenda këtij viti pritet që të finalizohet projekt drafti që do t`i kaloj për diskutim Kuvendit të Shqipërisë.
KOHA JONË SONDAZH

