Nën shënjestrën e OFL, kush janë 3 të fortët që u sekuestrohen mjetet e blinduara

Pasi Operacioni Forca e Ligjit u nisi formularët për justifikimin e pasurisë, me një urdhër të kreut të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, tre të fortëve u sekuestrohen makinat e blinduara që kishin.

Policia e Shtetit bën me dije se makinat u janë sekustruar shtetasve:

S. T., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Swiss Digital Desktop Reklama

D. Gj., banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;

Swiss Digital Mobile Reklama

D. B., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;

NJOFTIMI I POLICISË

Në vijim të Operacionit Forca e Ligjit, në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, në bazë të nenit 19 të Aktit Normativ nr. 1, datë 31.01.2020, nxorri urdhrat e sekuestrimit në kushtet e emergjencës për disa automjete të blinduara, të cilat u sekuestruan gjatë operacionit.

Automjetet e sekuestruara janë në pronësi të shtetasve:
S. T., banues në Lushnjë, i dënuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

D. Gj., banues në Durrës, i dënuar në Itali për trafik të qenieve njerëzore;

D. B., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”;
Operacioni vijon dhe OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?