Nëna denoncon zhdukjen e vajzës në Elbasan: Asnjë gjurmë prej tre ditësh

Një vajzë e re në Elbasan, është denoncuar e zhdukur në polici nga familjarët e saj.

Gjatë ditës së djeshme, nëna e vajzës, R.P., 57 vjeç, banuese në Elbasan, ka kallëzuar në polici, se i është larguar nga banesa vajza 27 vjeçe D.P.

Nëna tha para uniformave blu se e bija është zhdukur pa lënë gjurmë prej 3 ditësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pavarësisht kërkimeve tek të afërmit apo shoqet e saj, 27 vjeçarja nuk dihet se ku është, ndërsa shton se nuk ka qenë në dijeni as të ndonjë lidhje dashurie të së bijës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas denoncimit të bërë nga nëna e të zhdukurës, policia vijon punën për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?