Nëna e 3 vajzave në jetimore: Kam frikë mos janë dhunuar dhe ato
Një grua nënë e 12 fëmijëve, sot në mëngjes ka vrapuar e shqetësuar drejt Qendrës Rezidenciale të Fëmijëve në Shkodër ku ka strehuar 3 vajzat e saj. Në pamundësi për t’i mbajtur ekonomikisht, ajo thotë se i kishte sjellë në këtë qendër.
Konkretisht, gruaja me inicialet N. B. thotë se edhe më parë kishte përcjellë shqetësimin se fëmijët dhunoheshin brenda në qendër, por se kjo ishte mohuar nga ish-drejtoresha e qendrës.
“Ajo ma mohonte”, tha gruaja në një prononcim për ‘Ora News’.
Tashmë është e shqetësuar pasi nuk di gjendjen shëndetësore të vajzave të saj. Nuk e di nëse edhe ato janë bërë viktima të keqtrajtimeve fizike apo abuzimit seksual.
Prandaj kërkon që tre vajzat e saj t’i nënshtrohen një ekspertize mjeko-ligjore, por dhe psikologjike.
KOHA JONË SONDAZH

