Nëna e Bleona Matës tregon se ku është vajza

Historia e Bleona Matës së zhdukur më 22 maj të vitit 2010 teksa kulloste bagëtinë në mal sëbashku me 5 vajza të afërme të saj është rikthyer në ekrani e ”Report Tv” në emisionin e ”Pa gjurmë”. Nëna e vajzës asokohe 6-vjeçar tanimë 14-vjeçe, Bukurie Veizi, ka bërë publike disa detaje të reja lidhur me vendin se ku mund të ndodhet Bleona.

Ajo shprehet vajza është birësuar nga një grua që jeton në Itali por që shpesh herë vjen edhe në Tiranë, pasi ka një banesë edhe në kryeqyetet. Megjithatë Bukuria shprehet se nuk kërkon asgjë veçse të dëgjojë zërin e të bijës.

Në një lidhje telefonike gjatë emisionit ka qënë edhe avokati Eduart Mullaraj konfirmoi dyshimet e nënës lidhur me pistën në fjalë duke u shprehur se po heton mbi rastin. Përveç nënës, në kërkim të Bleonës është edhe gjyshi i saj Zenel Mata, i cili bëri apel për ndihmë për t’u bashkuar me mbesën e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?