Nëna e të dashurit të Ilarias e pranon! E ndihmova djalin të pastronte gja@kun pasi e vrau

Të tjera detaje tronditëse janë zbardhur në lidhje me vrasjen e 22-vjeçares shqiptare Ilaria Sula, në Itali.
Mësohet se nëna e autorit Mark Samson, ka pranuar se ka ndihmuar të birin për të fshehur krimin. Sipas mediave italiane, ajo ka deklaruar se e ka ndihmuar djalin e saj të pastronte njollat e gjakut në shtëpi.
“E ndihmova djalin tim të pastronte njollat e gjakut në shtëpi”, është shprehur Nors Marlapz, nëna e Samson.
Tashmë gruaja akuzohet për bashkëpunim në fshehjen e trupit të pajetë, një vepër penale që parashikon deri në tre vite burg. Ndërkohë, babai i 23-vjeçarit nuk rezulton se ka qenë në shtëpi, në momenti ne krimit. Më herët nëna kishte deklaruar se po flinte kur djali i saj, vrau Ilarian duke e goditur me thikë 3 herë në qafë, në dhomën e tij.
Marrja e saj në pyetje zgjati katër orë, për shkak të pranisë së domosdoshme të një përkthyesi, të cilën gruaja vetë e kishte kërkuar, përballë provave gjithnjë e më të forta ndaj saj.