Nëna e të vrarit në Pogradec: Do t’ia marr shpirtin barbarit
Fabio Hila u qëllua për vdekje nga bashkëmoshatari i tij, pas një konflikti për një femër. Atij i është dhënë lamtumira e fundit ditën e sotme nga të afërm, familjarët dhe shokët e tij.
Mamaja e tij, përmes rrjetit social Facebokk i ka kërkuar shtetit të bëjë drejtësi, në të kundërt ajo do të hakmerret për djalin e saj 17-vjeçar.
Ja statusi i saj:
“Une jam nje nene si nenat tuaja.. qe mu fik drita e syve te vetmin djale qe kisha ne moshen kur endrrat zebe pjesen me te madhe be jeten e nje femije te nje adoleshenti. Por dora mizire e kriminelit ja mori shpirtin engjellit tim e vrau mizorisht me plumb ne zemer dhe per cfare. Per nje fjale goje mua mu shua jeta e engjellit tim. Nese ju si shtet si polici si qeveri nuk i jepni denimin qe meriton ketij barbari kanibali cnjerezori dge qe kam besim qe do ta beni, une nena e tij i premtova para arkivolit qe do tja marr shpirtin ashtu si ai beri me femijen dhe engjellin tim te vetem . Jeni baballare keni femije jeni nena e dini sh mire cdo te thote femije dhe duhet te marre fund nxjerrja e vrasesve me nje raport si i paafte mendor o me nje gjykim si minoren…vrasesi eshte dhe mbetet i tille. Ndaj ju bej thirrje qe te vendosni drejtesi per engjellin tim qe vetem buzeqeshje dhe miresi u dhuronte te gjitheve. Duhet te kete shtet qe mos kete me vetegjygjesi! Ky eshte apeli i nje nene qe do drejtesi per driten e vetme qe u shua dhe qe jeton vetem per te vene ne vend gjakun e djalit , engjellit , ajrit , jetes!”.
KOHA JONË SONDAZH

