Nëna monstër: Mos e shtyni vajzën të denoncojë, ky muhabet do harrohet
Pas ngjarjes tronditëse të një abuzimi 6 vjecar ndaj vajzës 12 vjecare nga ana e njerkut, të tjera prova e rëndojnë situatën. Selvie Yzeiraj, ka qenë e arrestuar në janar të këtij viti, pasi u kap në flagrancë për ushtrim prostitucioni. Ajo nuk mori një dënim dhe u lirua por duke përdorur vajzën e saj. Po ashtu, ditët e fundit para arrestimit të dytë, ajo u është lutur të vëllezërve të mos e shtynin vajzën ta denonconte.
Selvi yzeiraj është arrestuar në muajin janar të këtij viti sëbashku me gjashtë të tjera gjatë një operacioni për shkatërrimin e një baze prostitucioni. Kur u mor në pyetje, ajo deklaroi se punonte si kamariere dhe nuk kishte linje me këtë rrjet prostitucion.
E gjendur përballë provave të akuzës, gruaja ka kërkuar mëshirë dhe që ta lironin, sepse kishte një vajzë të mitur, pa baba, për të cilën nuk kishte kush të kujdesej në rast se ajo do të lihej në burg.
Gazeta Panorama, ka zbardhur dëshminë e saj, nv të cilën ka thënë se:”Ju lutem më lini të lirë, unë kam një vajzë të vogël, e cila as nuk ha po të mos më ketë mua afër. Ajo vuan dhe nga sëmundjet, humb herë pas here ndjenjat dhe duhet të kujdesem për të. I duhet kujdesi im, është fëmijë pa baba”,- ka qenë deklarata e Selvie Yzeirajt pas arrestimit dhe kjo alibi duket se e ka prekur trupin gjykues dhe ka vendosur ta lërë të lirë.
Në bazë të përgjimeve, një ditë para arrestimit, Selvia u është përgjigjur disa telefonatave të bëra nga familjarët e saj, të cilët ishin vënë në dijeni nga mbesa e tyre për abuzimin seksual nga njerku. Vëllezërit kanë kërkuar llogari të motrës pse ajo nuk ua kishte treguar këtë ngjarje të rëndë. Por ajo u është lutur të mos e bënin fajtore pasi kishte frikë publikimin e skandalit. Madje ajo u ka kërkuar vëllezërve të saj,” mos e shtyni vajzën të denoncojë, se ky muhabet do të harrohet”.
Në dosjen e hetimit u shtua edhe përgjigja e Mjekësisë Ligjore të Tiranës që vërtetoi se në trupin e së miturës kishte lëndë nga Ilmi Hoxha.
KOHA JONË SONDAZH

