Nëna që lejoi vajzën të përdhunohej nga bashkëjetuesi i saj, ishte arrestuar për prostitucion
Dalin në dritë fakte të reja rreth 40-vjeçares Selvie Yzeiraj e cila po hetohet pasi lejoi vajzën e saj të mitur të përdhunohej për 6 vjet nga bashkëjetuesi. Gruaja rezulton e arrestuar muaj më parë në qytetin e Durrësit për ushtrim prostitucioni.
Nuk dihet ende si ajo e mbylli procesin gjyqësor dhe fitoi sërish lirinë.
Sot para Gjykatës fillimisht ajo pohoi se kishte dijeni rreth abuzimit që bënte bashkëjetuesi me vajzën e saj.
Por më pas kur mësoi se ajo mund të hetohej si bashkëpunëtore në krim, 40- vjeçarja ndryshoi dëshmi duke thënë se s’kishte dijeni për ngjarjen. Gjykata i caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”. Po kështu edhe bashkëjetuesit të saj Ilmi Hoxha.
KOHA JONË SONDAZH

