Nëna rrëfehet për izolimin me vajzën 5-vjeçare në komisariat: Mendova se do më vdiste aty

Ajo thotë se e ka marrë vajzën me vete, pasi nuk kishte kujt t’ia linte dhe për faktin se e ka me problem shëndetësore.

Në datën 30 nëntor isha afër pallatit duke parë vajzën që po lozte.

Erdhën policët dhe më pyetën “Ti je Natasha”?”

Unë u thashë pod he ata më thanë që do të shoqërojmë në polici, pasi nuk kasha paguar dritat.

Dakord, u thashë dhe mora vajzën për dore. Policët më thanë që duhet të gjesh dikë për t’i lënë vajzën.

U thashë nuk kam kujt t’ia lë vajzën, nuk kam asnjë njeri të afërt. Pastaj ajo ka probleme shëndetësore dhe nuk rri me asnjeri përveç meje. Më thanë ‘merre pra’”, thotë ajo për gazetën “Panorama”.

Sipas Natashës, për tetë orë, vajza e saj  nuk hëngri asgjë:

Hynin e dilnin dhjetëra policë burra, ku asnjëri prej tyre nuk e fiku cigaren. Dyshemeja dhe muret ishin të pista, ajri u bë gjithnjë e më i rëndë dhe vajzës i merrej fryma. Herë kishte ftohtë dhe herë kishte nxehtë.

Teksa kalonin orët, ajo po vakej nga ajri i rëndë dhe nga uria. Mendova se do më vdiste aty”.

Ajo ka 5 milion lekë pa paguar dhe thotë se do t’i paguajë dritat kur të gjejë një punë.

“Nuk po vjedh dritat, i kam me sahat. Do t’i paguaj një ditë kur të gjej punë. Aktualisht jam pa punë, pa asistencë”.

SHKARKO APP