Nëna u bë Shenjt, “Jemi krijuar për të dashur”

Nënë u bë Shenjt, dhe shpirti i bamirëses do të thoshte; “Ne kemi ardhur në këtë jetë nga dashuria, jemi të ndërtuar nga dashuria dhe jemi krijuar për të dashur”. Dashuria është motivi që preku zemrat e miliona dëshmitarëve të mrekullisë së saj.

“E shpallim Terezën e Kalkutës Shenjtore, duke e shkruar në librin e Shënjtorëve të Selisë së Shenjtë”, deklaroi Papa Françesku në Vatikan duke e shpallur shenjtëri Nënë Terezën 19 vjet pas vdekjes.

Bota sot u bë dëshmitare e shpalljes së Nënë Terezës si Shenjtore, e tashmë ajo është Shën Tereza por Gonxhe Bojazhi është vlerësuar që në vitin 1979, si një nga bamirëset më të shquara, që ju përkushtua një misioni fisnik; të jetë pranë atyre që kanë më shumë nevojë për dashuri e për këtë ajo u nderua me cmimin Nobel për Paqe. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlerësim për kontributin e saj në këtë kauzë globale, me duartrokitje të ëmbëla dhe të gjata u prit Nënë Terezën, ndërsa u ngjit në podium, për të marrë cmimin. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Për Nënë Terezën, varfëria nuk është vetëm materiale. “E kam prekur varfërinë kudo, jo vetëm në vendet e varfra, por kam gjetur varfërinë edhe në Perëndim, ku është shumë më e vështirë për t’u çrrënjosur; varfëria e shpirtit. Nëse një person lihet jashtë i padëshiruar dhe i vetmuar nga të tjerët, është një plagë po aq e madhe sa ajo që mos të kesh me ç’të ushqehesh”, do të deklaronte shenjtorja.

Bamirësja me origjinë shqiptare kujtoi një rast të dhimbshem, i cili edhe sot është po aq i prekshëm.

“Do t’ju duket e çuditshme, por disa kohë më parë i dhashë një fëmije në rrugë pak bukë për t’u ushqyer. Fëmija filloi ta hante ngadalë, ndërsa unë i thoja haje bukën. Aty ai më vështroi në sy dhe më tha: kam frikë ta ha pasi kur ta mbaroj këtë copë buke do të jem sërish i uritur”, rrëfente Nënë Tereza.

“Të abortosh do të thotë ta dënosh fëmijën me vdekje dhe nëse një nënë mbyt fëmijën e vet, pse u dashka të çuditemi, kur njerëzit ia marrin shpirtin njëri-tjetrit?!”, deklaronte bamirësja.

Me këtë thirrje Nënë Tereza zbriti nga podiumi i asaj ceremonie aq modeste, që të tillë e kishte kërkuar vetë prej fillimit. Edhe shumën prej  192 mijë dollarësh, ajo sigurisht që ua dhuroi të varfërve në Indi.

“Unë kam bërë gjëra të vogla, por me dashuri të madhe!”, do të thonte ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?