Nëndetësja amerikane fundosi fregatën iraniane 2 mijë milje larg Iranit, MPJ: Mizori që do ta paguajnë shtrenjtë
Ministri i Jashtëm i Iranit tha të enjten se Amerika “do të pendohet thellë për precedentin që ka vendosur” pasi një nëndetëse amerikane fundosi një fregatë iraniane në brigjet e Sri Lankës.
Komenti i Abbas Araghchi përfaqëson herën e parë që qeveria iraniane pranon fundosjen e anijes IRIS Dena në Oqeanin Indian.
Araghchi bëri komentin mbi X, duke thënë se “SHBA-të kanë kryer një mizori në det, 2,000 milje larg brigjeve të Iranit”.
“Fregata Iris Dena, një mysafire e Marinës së Indisë që mbante pothuajse 130 marinarë, u godit në ujërat ndërkombëtare pa paralajmërim”, shkroi ai. “Mbani mend fjalët e mia: SHBA-të do të pendohen thellë për precedentin që kanë vendosur.”
Sri Lanka nxori 87 trupa nga luftanija iraniane e fundosur në brigjet e saj nga nëndetësja amerikane. Ndërsa 61 njerëz të tjerë rezultojnë të zhdukur.
Në foto: Transportimi i trupave të marinarëve iranianë pranë Sri Lankës. Foto: AP
KOHA JONË SONDAZH

