Nëndrejtoresha e shkollës 9-vjeçare në Ersekë, pozitive me Covid-19

Një tjetër rast pozitiv në shkollën 9 vjeçare në Ersekë. Pas mësueses së fizikës e cila rezultoi të dielën pozitive, është prekur edhe nëndrejtoresha e shkollës.

Siç raporton gazetarja e Ora News, Iris Rezhda, mësohet së ajo prej pak ditësh është karantinuar në banesën e saj.

Një ditë më pare u konfirmuan 4 raste të tjera infektimesh mes mësuesish në Korçë, Bilisht dhe Ersekë.

Bëhej fjalë për një çift bashkëshortësh punonjës në dy shkolla 9 vjeçare në qytetin e Korçës.

Ndërkohë rezultuan pozitivë dhe 2 mësuese në një shkollë 9 vjeçare në Ersekë dhe në Bilisht.

Po dje, në Përmet u mbyll gjimnazi “Sami Frashëri” pasi 5 mësues rezultuan pozitivë me Covid-19.

SHKARKO APP