Nëndrejtori i “Koço Gliozhenit”: “Sorrollatjet e Aidës, në maternitet mungojnë aparate”
Vdekja e 35-vjeçares nga Paskuqani Aida Çajku në maternitetin “Koço Gliozheni”, përvecc sorrollatjeve në tre spitale derisa humbi jetën bashkë me foshnjën që kishte në bark, ka nxjerrë në pah problem të thella më sistemin shëndetësor.
Zëvendësdrejtori i maternitetit “Koço Gliozheni” Arjan Alikaj, ka folur për herë të parë lidhur me këtë tragjedi. Në emisionion “Opinion”, nëndrejtor i maternitetit “Koço Gliozheni” pohon se në kontrollin e parë që i është bërë nënës shtatzënë është dyshuar për një sëmundje zemre. Për këtë arsye, Aida është nisur për në urgjencë në QSUT.
“Në momentin që ka ardhur ka paraqitur ankesa, ka pasur nxirje buzësh, pulsi ka qenë shumë i shpejtë, ka pasur djersë të ftohta dhe ankohej për një dhimbje të vendosur midis zemrës dhe pjesës së sipërme të barkut”, tha ai.
Sipas Alikajt materniteti nuk ka kardiolog dhe shërbimi më i mirë për Çajkën mund të merrej tek QSUT pasi dyshohej për probleme me zemrën. Ai është kundërshtuar nga gazetarët në studio, të cilët deklaruan se 35vjeçares nuk i është bërë kontroll imazherie pasi materniteti nuk e ofron këtë shërbim.
“Urgjenca ka qenë në punë, ka qenë hapur besoj që urgjenca e ka dhënë ndihmën për 5 apo 7 minuta”, shtoi Alikaj.
Sipas Alikajt, materniteti nuk ka kardiolog dhe shërbimi më i mirë për Çajkën mund të merrej te QSUT pasi dyshohej për probleme me zemrën.
Shtatzëna humbi jetën pasi iu ca shpretka bashkë me foshnjën që mbante në bark, ndërsa familjarët akuzuan mjekët për sorollatje. Nën hetim janë 4 mjekë, dy prej të cilëve të ndaluar nga prokuroria, ndërsa hetimet për vdekjen e saj vijojnë.
KOHA JONË SONDAZH

