Nënë Liza: I bëj thirrje rinisë të marrë në dorë fatet e vendit!

Përplasjet e policisë me banorët që po iu shemben shtëpitë kanë vazhduar edhe sot, duke arrestuar disa persona që rezistojnë pranë banesave të tyre.

Mes qytetarëve që folën para Kuvendit, ishte dhe Nënë Liza, simboli i qëndresës së protestës së ‘5 Majit’, e cila apeloi për lirimin e djalit të saj dhe 4 të arrestuarve të tjerë. Madje ajo iu bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të marrin në dorë fatin e tyre.

“I bëj thirrje qeverisë, gjykatës, drejtësisë që të lirojnë fëmijët tanë. Unë e kam djalin në burg, ai është i sëmurë. Unë kam vajtuar në shtëpi, si mund të rrijë nëna pa birin?! T’i lirojnë të arrestuarit. As në Afganistan nuk e kanë bërë kështu. I bëj thirrje rinisë, popullit shqiptar, që të hapi sytë dhe veshët, dhe të marrë në dorë fatin e këtij vendi”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por thirrja e saj duket në vesh të shurdhër, pasi nuk ka ndjenjë qytetare dhe opinion publik.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?