Nënkomisari v*ret veten, kolegët: Ishte me sedër. Po hetohet pse ”askush” nuk e ka dëgjuar krismën e a*mës
35 vite në shërbim të Policisë së Shtetit. Specialisti i Policisë Kriminale, Arben Pjeçi i dha fund jetës me armën e shërbimit në komisariatin e Durrësit, dhe këtë të premte u përcoll për në banesën e fundit. Kolegë, miq e familjarë janë të prekur nga kjo ngjarje.
Dhimbja për të afërmit është e madhe, ndërsa thonë se kjo ngjarje ishte e papritur. 56-vjeçarin e kujtojnë si djalë punëtor, të ndershëm e me sedër. “E papritur. E njoh për njeri të mirë. Askush nuk thotë asgjë, ishte e papritur. Shumë dhimbje”, thotë një prej të afërmve.
57-vjeçari ishe babai i dy fëmijëve dhe ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun dy vjet më parë.
“Për këtë ngjarje është krijuar një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Durrësit dhe oficerëve të Policisë Gjyqësore të Prokurorisë si dhe është njoftuar dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore. Në lidhje me rrethanat dhe për sqarimin përfundimtar të motivit, do të kemi njoftim shterues në përfundim të veprimeve hetimore paraprake”, njofton policia. Po hetohet për të kuptuar pse “askush” nuk e ka dëgjuar krismën e armës së shkrepur brenda ambienteve të policisë së Durrësit.