Nënkryetari i CDU-së gjermane: Të zhgënjyer nga Rama. Shembja e Teatrit rrezikon negociatat

Nënkryetari i CDU-së Johann Wadephul një mbrojtës i flaktë i të ardhmes Europiane të Shqipërisë është shprehur se ndihet i zhgënjyer me shembjen e Teatrit Kombëtar dhe dhunën e ushtruar nga qeveria “Rama” në Tiranë.

Me një status në Twitter, Whadephul është shprehur se ky veprim i qeverisë shqiptare, rrezikon seriozisht negociatat e Shqipërisë me BE-në.

Ai ka lobuar fort në grupin e CDU-së që të votojnë pro Shqipërisë, por dhe me Holandën dhe vendet e tjera skeptike ndaj vendit tonë.

“Si mbështetës i fortë i perspektivës europiane të Shqipërisë, nxitimi në shembjen e Teatrit dhe dhuna me zhgënjyen e më trishtuan shumë.

A kishin të drejtë kundërshtarët e mi në disa parlamente kombëtarë, kur refuzuan hapjen  e negociatave për Shqipërinë?”,- shkruan Johann Wadephul

SHKARKO APP