Nënkryetari i PR: Mosfutja në zgjedhje nuk është opsion, në çfarëdolloj mënyre të përballemi do e mundim Ramën
Nënkryetari i PR, Blendi Sulaj i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24 ka theksuar se në çfarëdolloj mënyre të përballet Opozita e Bashkuar në zgjedhjet e ardhshme, me apo pa ndryshimet kushtetuese do të mundë qeverinë e Ramës.
Sipas Sulajt, opozita nuk e ka opsion mosfutjen në zgjedhje dhe për këtë nuk ka vend për të diskutuar.
Por ai thekson se Opozita e Bashkuar nuk është kundër Listave të Hapura, por Rama ka qëllim heqjen e koalicioneve dhe me këtë dëmtohet opozita pasi nuk do të fitojë aq mandate sa ç’do të merrte në koalicion.
”Askush nga opozita nuk janë kundër Listave të Hapura. Janë mirë, sepse kalojmë nga një listë ku qytetarët janë para faktit të kryer, tek një qytetar që do të zgjedhë përfaqësuesin e vet. Por propozimi ka qenë për ndalimin e koalicioneve, jo për qëllimin perfekt të tyre. Pra një lëmsh, 30% të mbyllura, 70% të hapura.
Listat e Hapura në vetvete, me aq sa kam parë edhe në PD, Bashën, Mediun, kanë qenë pro, por ashtu siç duhet të jenë, dhe jo si propozimet që hedhin këta për 10- 15 ditë.
Në rast se Listat e Hapura do të ishin si në vendet e tjera demokratike atëhere do të ishte shumë mirë, por qeveria do të evitojë humbjen 100%.
Në çfarëdolloj mënyre që të përballet në zgjedhjet e ardhshme, do e mundim këtë qeveri. Do ja heqim këtë të keqe shqiptarëve. Por ndryshimet kushtetuese duan kohë. Ne si parti kemi bërë projeksionet tona, si mund të jetë sistemi si me koalicione, si pa koalicone. Por heqja e koalicioneve dëmton opozitën, dhe shumë mandate nuk mund të jenë në rast se do të hynim me koalicione.
Nuk ka vënd për të diskutuar për mos u futur në zgjedhje . Në mendimin tim dhe të PR nuk është opsion mosfutja në zgjedhje. Ne do e mundim Ramën dhe qeverinë e Ramës si një qeveri e korruptuar dhe është detyrim i opozitës t’ua heqim qafe këtë qeveri.”- tha Sulaj.