Nënkryetari Mazniku: Projekti për kullat te PD është dorëzuar në bashkinë e Tiranës

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku sqaroi projektin që parashikon ngritjen e kullave shumëkatëshe te trualli ku ndodhet selia e Partisë Demokratike, dhe tha se toka ndodhet në pronësi të shtetit, ndërsa pronarët të cilëve nuk i’u është kthyer prona, pretendojnë zhvillimin e kësaj zone. I ftuar në ”Çim Peka Live”, Mazniku tha se projekti është dorëzuar në Bashkinë e Tiranës. Ai sqaroi se flitet për truallin ku ndodhet Partia Demokratike dhe vazhdon drejt BKT-së dhe Kishës Katolike.

”Sot që flasim, pronar i atij territori është shteti shqiptar, por pronarë pretendues të truallit që nuk iu është kthyer prona. Kanë pasur ide për mënyrën si mund të zhvillohet një pronë që pretendohet se është e tyre. Projekti ka ardhur nga pronarët pretendues të truallit. Projekti i kullave ndodhet në anën veriore të xhamisë, në drejtimin mes xhamisë dhe Parlamentit. Ndërkohë që kjo që kemi në krah është mes xhamisë dhe Bankës së Kursimeve ose BKT-ja.

Bashkia të gjitha lejet i merr në shqyrtim të një procesi në ligj dhe në përputhje me planin urbanistik të qytetit. Standard i aplikueshëm për çdo qytetar të vendit. Kjo nuk mund të ndalojë çdo njeri që ka një ëndërr, vizion, që të sjellë një propozim në Bashki. Kjo s’ka të bëjë nëse Bashkia e shqyrton apo jo. Bashkia vepron sipas planit urbanistik. Ajo është zonë e destinuar si zonë institucionale. Prej 2013 është pronë e PD, i është kaluar në administrim dhe është pasqyruar në planin urbanistik si zonë me institucione. Por kjo nuk ndalon askënd që të ketë ëndrrrat e tij.

Sot që flasim pronar i atij territori është shteti shqiptar, por pronarë pretendues të truallit që nuk iu është kthyer prona, kanë pasur ide për mënyrën si mund të zhvillohet një pronë që pretendohet se është e tyre. Projekti ka ardhur nga pronarët pretendues të truallit”.

SHKARKO APP