Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër pozitive me COVID-19, nisin testimet e punonjësve

Nënkryetarja e Bashkisë Shkodër ka rezultuar pozitive me COVID-19. Nënkryetarja ka bërë testin një ditë më parë dhe sot ka marrë konfirmimin si e infektuar. Sipas burimeve Koliqi ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe i vetmi problem është temperatura 37.5.

Tashmë pas përgjigjes Koliqi ndodhet në karantinë në banesën e saj. Pas konfirmimit të saj me COVID-19 një sërë punonjësish të Bashkisë Shkodër po bëjnë tamponet kryesisht ata që kanë patur kontakte me nënkryetaren Koliqi.

Sipas burimeve është e paqartë se ku është infektuar nënkryetarja ndërsa burime pranë saj bëjnë me dije se ka dyshime se mund ta ketë marrë në ndonjë dyqan.

Dita e fundit kur ka qenë në punë ka qenë dita e enjte e javës së kaluar, më 25 qershor. Tashmë po merren masa për testet ndaj punonjësve të tjerë por edhe dezinfektimin e zyrës së nënkryetares dhe mjediseve të tjëra të Bashkisë Shkodër.BW

SHKARKO APP