Nënkryetarja e Kuvendit, Spahiu: Përgjegjësi penale për ata që orkestrojnë lajme të rreme
Nënkryetarja e Kuvendit, deputetja e PS-së Klodiana Spahiu flet për dezinformimin dhe lajmet e rreme.
“Në fundjavë ishim dëshmitarë të një lajmi plotësisht të pavërtetë dhe pa asnjë fakt të cilat vendosën në shënjestër familjarë të kryetarit të grupit parlamentar të PS-së (Taulant Balla – shën. i red.).
Mediet të cilat i servirën këto lajme edhe pse u vunë në dijeni të së vërtetës, vazhduan të përhapin shpifjet e hedhura nga Berisha dhe përfaqësues të tjerë të opozitës”, u shpreh Spahiu.
Sipas Spahiut, është e papranueshme ajo që ndodhi. ”Duhen gjetur mekanizmat që në raste të tilla si ky, të marrin përgjegjësitë, qoftë edhe penale, personat që orkestrojnë lajme të rreme të tilla”.
KOHA JONË SONDAZH

