Nënsekretarja amerikane ngjit Dajtin pas samitit për terrorizmin (FOTO)

 

Nënsekretarja e Departamentit te Shtetit amerikan për Sigurinë Civile, Sarah Seëall teksa ndodhet në Tiranë për punë dhe luftën ndaj terrorizmit, ka nxjerrë në pah pasionin e saj për alpinizmin.

Në përfundim të ministerialit kundër terrorizmit që u mbajt në Tiranë, Seëall ka gjetur pak kohë të lirë që të provojë eksperiencën e alpinizmit në malin e Dajtit.

Ajo është ngjitur sot në majën e Tujanit 1534 m në malin e Dajtit së bashku me dashamirësin e sporteve ekstreme shqiptarin Fation Plakun i cili e lajmëroi këtë nëpërmjet postimit të një fotoje në rrjetin social facebook.

 

SHKARKO APP