Nënshtrimi i Tiranës nga nxënësi i Millosheviçit

Nga Armand Maho

Duket se nxenesi i Milloshevicit po i kryen me se miri detyrat e tij ne sherbim te kombit te vet. Dalja ne det historikisht eshte handikapi kryesor qe ka Serbia. Jo me kot menjehere pas takimit te pare me Vucicin ne Shqiperi u hodh ideja e ndertimit te portit te Karpenit, vetem pak kilometravnga ai i Durresit. Serbia endrren e saj per te pasur nen kontroll portet shqiptare e ka realizuar njehere ne vitin 1912 kur mori portin e Shengjinit dhe ate te Durresit. Por tash 100 e ca vjet me vone Shqiperia eshte vend antar i NATO dhe ne loje hyn dredhia. E ku do gjente me mire Vucic se kryeministrin shqiptar i cili eshte ne nevoje deshperuese per investime.

Ta themi ne krye te heres. Porti i Tivarit ne Mal te Zi nuk mund te perballoje nevojat per eksport import te Serbise, nje vend i cili ka nje GDP prej 120 miliardesh dollaresh ne vit. Po ti shtosh kesaj dhe shkembimin e mallrave boshnjak por dhe te vete vendit, atehere llogarite jane shume larg. Kroacia nga ana e saj ja ka vene kufirin te thana, dhe spara pyet shume per rrengjet e presidentit Serb. Porti i durresit mund te perpunoje deri ne 5 milione ton mallra ne vit, dhe aktualisht perpunon vetem 3 per shkak te trafikut te ulet te shkembive. Gjithsesi serish larg nevojave te Serbise. Nga ana e tij Zaev po luan lojen e skuthit, te kape cfare te mundet nga kjo marreveshje. Humbesja me e madhe eshte Shqiperia, ndersa Kosova merr nje goditje akoma te rende.

Aktualisht Serbia nuk e njeh Kosoven si shtet. Kush ka udhetuar drejt Serbise e di fort mire se nga kufijte e Kosoves detyrohet te kthehet mbrapsht. E njejta gje ndodh dhe po te udhetish drejt Bosnjes. Jo me kot Shqiperia u investua ne vitet 2006-2009 per te ndertuar nje rruge e cila kushtoi 1 miliard e me shume euro, per te lehtesuar ardhjen e qytetareve te saj drejt por dhe te shkembimit te mallrave. E njejta gje ndodhi dhe nga pjesa e Kosoves e cila ndertoi autostraden nga Morina deri ne Prishtine. Vucic e kuptoi shpejt leverdine e saj dhe menjehere pas takimit me Ramen shpalli ndertimin e autostrades se Nishit vetem 77 kilometra e nga 400 gjithsej, cila ben te mundur daljen ne det te Beogradit per me pak se 4.5 ore, fakt te cilin ai e ka pohuar vete ne nje takim me biznesmene serbe. Pra me nje investim sa nje e shtata e te gjithe korridorit ai merr benefitet e enderruara prej shekujsh. Madje madje i jep te drejten vetes qe emrin nga Rruga e Kombit ta ndryshoje ne “Autostrada e Paqes”!

Presidenti Serb e di fare mire se po shtriu duart drejt Tiranes, zeri i Kosoves mbetet periferik. Serbia e Vjeter sic i pelqen ta quajne nacionalistet pjesen e Dardanise nuk do kete me asgje me cka to beje presion Serbise ne rast te minishengenit Ballkanik. Ne vend qe Shqiperia te luante ndryshe, duke e detyruar Serbine qe ti kalonte mallrat Serbe nepermjet Kosoves po ben te kunderten. Po i ofron te gjithe infrastrukturen e saj shtetit i cili ne vitin 1999 vrau jo pak por 8400 shtetas me kombesi shqiptare, dhe tentoi spastrimin etnik me te madh te historise moderne.

Shqiperia apo me sakte Tirana Zyrtare nuk kishte asnje lloj ngutjeje per kete levizje, skishte asesi pse te nenshkruante nje marreveshje te tille. Serbia ne rast se do qe te shfrytezoje portet shqiptare aty i ka te paguaje dhe te shkoje ne pune te saj. Brockullat per fqinjesi te mire nuk kane se si te zene vend kur ajo ka syte tek rimarrja e Kosoves. Tapetin e kuq ska pse ta gjeje tek shteti shqiptar , i cili ne kete rast duhet te beje hasha bashkekombasit e tij ne Kosove. Eshte nje goditje poshte brezit per ata shqiptare atje dhe kjo seshte aspak retorike nacionaliste. Eshte nje fakt, i njohur dhe nga komuniteti nderkombetar i cili i ka kerkuar pa reshtur Vucicit njohjen e Kosoves. Minishengeni, pervec Serbise dhe deri diku Maqedonise nuk i sherben shqiptareve kendej apo andej kufirit. Eshte thjeshte nje narrative e Rames per te mbajtur koken mbi uje, por harron se Shqiperia dhe Kosova jane tjeter gje dhe interesat e tij te ngushta dhe meskine politike nje gje tjeter.

“Për shkak të pavarësisë së saj ekonomike, Serbia duhet (patjetër) të ketë hyrje në detin Adriatik dhe një pjesë të bregdetit Arban (shqiptar): qoftë duke pushtuar territorin qoftë duke fituar të drejta ekonomike dhe komunikuese në atë zonë. Kjo do të thotë, pra, marrjes të një zone që me të vërtetë nga aspekti etnografik është e huaj, por të tillë që patjetër të merret (përvetësohet) për interesa veçanërisht të rëndësishme ekonomike, pikërisht për shkak të nevojës jetësore“.

Jovan Cvijic (1865-1927) President i Akademise Mbreterore Serbe

“Serbia kishte dalje në det gjatë historisë së vetë. Dhe për këtë gjithmonë është luftuar. Serbia tani është i vetmi vend në makroregjionin Adriatiko- Jonian që nuk ka dalje në det” Ivica Daqiq Minister i Jashtem I Serbise

SHKARKO APP