Nëntë raste të reja me koronavirus në Vlorë, mbyllet “vatra” e infeksionit

Qyteti i Vlorës regjistroi sot nëntë raste të reja me koronavirus, ku katër prej tyre rezultojnë të jenë punonjëse të një fasonerie.

Mësohet se fasoneria në qytetin bregdetar ku janë zbuluar pesë rastet, është mbyllur.

Ndërkohë, katër personat e tjerë të infektuar janë raste kontakti të personave të konfirmuar më parë.

Prej disa javësh, vendi unë ka shënuar një rritje të rasteve të reja ditore me koronavirus, ndërsa sot u regjistruan 52 persona të prekur me koronavirus.

SHKARKO APP