Nëntori nis me bilanc të rëndë, 9 viktima dhe 327 raste të reja në 24 orë
Situata e Covid-19 në Shqipëri nuk njeh ulje dhe nëntori nisi me një bilanc të zi. Sipas Ministrisë së Shëndetësis, nëntë pacientë të prekur nga virusi vdekjeprurës nuk e kanë fituar betejën në 24 orët e fundit, duke vendosur kështu një rekord të rëndë sa i takon jetëve të humbura. ”Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 44-vjeç dhe 69-vjeç nga Tirana, 60-vjeçe nga Mati, 65-vjeçe nga Durrësi, 66-vjeç Tropojë, 68-vjeç nga Pogradeci, 71-vjeçe nga Elbasani, 71-vjeç nga Berati, 78-vjeç nga Korça”,-thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1472 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 327 qytetarë të prekur nga virusi vdekjeprurës. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki. ”152 raste në Tiranë, 25 në Durrës, 14 në Lezhë, 12 në Mirditë, nga 11 raste në Korçë, Elbasan, 10 në Kavajë, 9 në Gjirokastër, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Berat, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, nga 4 raste në Devoll, Mallakastër, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Vlorë, Librazhd, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, nga 2 raste në Pukë, Dibër, Prrenjas, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Roskovec, Bulqizë, Peqin, Klos, Skrapar, Cërrik”,-informon më tej Ministria e Shëndetësisë.
Lajmi i mirë është se në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,246 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 293 pacientë, nga të cilët 14 janë në terapi intensive, ndërsa 5 janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, i bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave anti-covid. ”Ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise. Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga Covid-19. Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth Covid-19”,-mbyllet njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë.
Covid-19 Statistika
Raste të reja ditore 327
Të shëruar ne 24 orë 57
Të shtruar në spitale 293
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 1472
Testime totale 126,692
Raste pozitive 21,202
Raste të shëruara 11,246
Raste Aktive 9,438
Humbje jete 518
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4782
Durrës 873
Fier 719
Korçë 578
Shkodër 533
Lezhë 437
Elbasan 414
Vlorë 387
Berat 284
Kukës 199
Gjirokastër 141
Dibër 91