Neritan Ceka: Shqipëria, vendi ku nuk lulëzojnë shqiptarët
I ftuar në “Provokacija” në ABC News, Neritan Ceka, ish-anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike, ka folur rreth lëvizjes së studentëve që çoi dhe në rrëzimin e sistemit socialist. Sipas Cekës, ngritja e Studentëve ka qëenë një nga cuditë e kohës dhe nëse do të ishte në dorën e intelektualëve, ajo nuk kishte për të ndodhur kurrë.
Ceka: “Ngritja e studentëve ka qenë një nga çuditë që ka ndodhur. Unë kurrë nuk e kam besuar. Të ishte për ne intelektualët s’kishte për të ndodhur kurrë”.
Nano: “Ka pasur më shumë fibër intelektualësh atë kohë apo sot”?
Ceka: “Ka pasur shumë më tepër fibër intelektuale në atë kohë, por ka pasur ca intelektualë që nuk komunikonin me njëri-tjetrin, ose komunikonin në shtresa shumë të holla”.
I pyetur rreth largimit nga Shqipëria që po bëjnë shqiptarët vitet e fundit, Neritan Ceka, nga emisioni “Provokacija” është shprehur se nuk është hera e parë që ndodh. Sipas tij, Shqipëria nuk është vendi ku lulëzojnë shqiptarët. “Nuk është hera e parë dhe Shqipëri nuk është vendi ku lulëzojnë shqiptarët ç’është e vërteta. Gjithë Shqiptarët e mëdhenj janë bërë jashtë Shqipërisë. Konica për shembull. Po të kishte mbetur në Shqipëri do kishte mbetur ndonjë mësues katundi”, u shpreh Ceka.
KOHA JONË SONDAZH

