Neritan Sejamini: Nëse opozita nxjerr në rrugë 50 mijë vetë, e rrëzon regjimin e Edi Ramës!

Neritan Sejamini ka folur për kapjen e pushteteve nga mazhoranca dhe reagimin e opozitës, e cila ka nisur së fundmi disa protesta modeste.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Sejamini tha se opozita nuk ka më nevojë të sensibilizojë njerëzit për tiparet autokratike të regjimit, pasi shqiptarët dhe të huajt janë të informuar mjaftueshëm për këtë, por ka nevojë të frymëzojë njerëzit që t’i bashkohen për ta rrëzuar qeverinë.

Sipas analistit, nëse opozita nxjerr në mënyrë të vazhdueshme 50 mijë vetë në rrugë, mund ta rrëzojë regjimin.

“Është një situatë për të cilën nuk mund të themi se ka një zgjidhje të vetme. Ne kemi një pushtet personal, të zotit Rama, i cili qeveris në mënyrë autokratike dhe të gjithë institucionet janë zyrë noterie. Në Kuevend nuk ndodh asgjë, është vetëm noter, nuk ka rol Kushtetues.

Mënyra si qeveriset, zoti Rama, bashkë me disa biznesmenë dhe disa pronarë mediash, marrin të gjithë vendimet e vendit. Kemi pushtet personal që drejtohet në mënyrë jo institucionale.

Si dilet nga kjo situatë? Është situatë që vetëm njerëzit mund ta rrëzojnë, ata ka frikë edhe vetë pushteti. Opozita duhet të gjejë një strategji për të ngritur njerëzit kundër pushtetit. Opozita po bën vetë muskulin, është e izoluar nga njerëzit. Roli i opozitës është të bëjë njerëzit për vete.

Ajo që opozita bën keq sot, është që fokusin nuk duhet ta ketë në këto taktika, sepse këto kanë vlerë mediatike, por në fund nuk del asgjë. Ai Kuvend nuk vendos asgjë fare.

Çfarë po bën opozita me njerëzit? Opozita duhet të pyesë veten, me këto që bëra sot, shtova ndonjë votë, frymëzova qytetarët që të bashkohen? Sot nuk ka njeri që nuk e di se çfarë ndodh në Shqipëri. E dinë edhe të huajt edhe shqiptarët. Çështja është askush nuk ka interes ta ndryshojë.

Një opozitë po nxorri 50 mijë vetë në rrugë, e rrëzon këtë regjim. Nëse opozita nuk nxjerr 50 mijë qytetarë në mënyrë sistematike, ky ndryshim nuk ndodh”, tha Sejamini.

SHKARKO APP